Bonacure Anti-Dandruff Shampoo

Lek 1,800.00
Taxes included.

E përshtatshme për skalpin me prirje ndaj zbokthit, Bonacure Anti-Dandruff Shampoo është shampo e butë por efektive që largon zbokthin e dukshëm nga skalpi falë vetive të fuqishme antifungale. Formula me pH neutral, free-from* dhe vegane, e pasuruar me kompleksin e super-ushqimeve, përmban superberries dhe AHA që rivendosin balancën e skalpit dhe e bëjnë flokun elastik dhe me shkëlqim. E përshtatshme për përdorim të përditshëm.

* Pa Sodium Lauryl Sulphate & Sodium Laureth Sulphate, silikone dhe ngjyrues artificialë.
** Pa përbërës me origjinë shtazore.

Risia: Kujdesi i ri i skalpit nga Bonacure

Shfrytëzon fuqinë e Superfood Complex – një përzierje përbërësish nga super-ushqimet dhe kujdesi i lëkurës që ndihmojnë në rivendosjen e ekuilibrit të skalpit dhe përmirësojnë cilësinë dhe gjendjen e flokut në të ardhmen.

Çdo përbërës i këtij kompleksi njihet për përfitimet e tij të shumëllojshme:

  • Vitamina A, B, C, K, antioksidantë, Omega-3 dhe Omega-6: antioksidantët ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit, ndërsa acidet yndyrore ushqejnë skalpin.

  • Madecassoside: përbërës aktiv i pastër nga gjethet e barit tiger grass; me veti qetësuese dhe anti-inflamatore, që ndihmojnë në qetësimin e lëkurës dhe përmirësojnë nivelet e saj të hidratimit.

  • Superberries: ofrojnë një dozë të fuqishme antioksidantësh dhe vitaminash; forcojnë shtresën mbrojtëse të lëkurës dhe rrisin rezistencën falë vetive anti-inflamatore.

  • AHA (Alpha Hydroxy Acid): largon papastërtitë dhe ndotësit duke hidratuar skalpin; eliminon qelizat e vdekura për të përmirësuar nivelet natyrore të hidratimit.

  • Guarana: përmban pothuajse dyfishin e kafeinës krahasuar me kokrrat e kafesë; falë përmbajtjes së lartë me antioksidantë, stimulon folikulat e flokëve.

  • Biotin: vitaminë e tretshme në ujë që ndihmon organizmin të metabolizojë yndyrnat, karbohidratet dhe proteinat; kontribuon në sintezën e proteinave dhe veçanërisht prodhimin e keratinës, duke rritur forcën dhe vitalitetin e flokut.

Bonacure Anti-Dandruff Shampoo

FRESH

Expert endorsed

FOR AMAZING HAIR

Vitamin rich

YOU MIGHT ALSO LIKE