INDOLA Blonde Expert Insta Strong Leave-in Cream
Krem rigjenerues pa shpëlarje për forcim, elasticitet dhe kontroll maksimal të flokëve bjondë
Indola Blonde Expert Insta Strong Leave-in Cream është formuluar posaçërisht për flokë bjondë, të dekoloruar ose të dobësuar që kërkojnë forcim të thellë, lëmim dhe mbrojtje të avancuar në çdo përdorim. Kremi vepron pa shpëlarje, duke depërtuar në brendësi të fibrës dhe duke ndihmuar në rindërtimin e lidhjeve të dobësuara falë Hair-Bond Technology, që redukton dukshëm brishtësinë dhe thyerjen.
Tekstura e tij e lehtë, jo e yndyrshme, ndihmon në zbutjen e menjëhershme të flokëve, redukton eletrizimin dhe përmirëson menaxhueshmërinë — ideale për krehje, styling dhe mirëmbajtje të përditshme. Kremi gjithashtu ofron mbrojtje nga nxehtësia, duke e bërë një produkt esencial për klientët që përdorin shpesh pjaster, furçë apo mjete të tjera termike.
Përfitimet kryesore:
-
Forcon strukturën e flokut me Hair-Bond Technology
-
Redukton brishtësinë dhe thyerjen
-
Shton elasticitet, butësi dhe kontroll
-
Zbut nyjet dhe lehtëson krehjen
-
Minimizon elektrizimin dhe jep lëmim të menjëhershëm
-
Mbron flokun gjatë stilimit me nxehtësi
-
Teksturë ultra e lehtë, nuk rëndon as flokët më të imët
-
Ideal për përdorim të përditshëm
Për kë rekomandohet?
-
Flokë bjondë të dëmtuar, të thatë ose të dobësuar nga dekolorimi
-
Balayage, highlights dhe bjonde që kërkojnë forcim të përditshëm
-
Klientë që kanë problem me thyerjen dhe mungesën e elasticitetit
-
Të gjithë që duan flokë më të lëmuar, më të fortë dhe të mbrojtur
Përdorimi:
Aplikoni një sasi të vogël në flokë të lagur të tamponuar me peshqir, duke u fokusuar në gjatësitë dhe majat.
Mos e shpëlani.
Krehni dhe vazhdoni me stilimin e dëshiruar.
Përdoreni çdo ditë ose sa herë flokët kanë nevojë për forcim dhe kontroll shtesë.
FRESH
Expert endorsed
FOR AMAZING HAIR
Vitamin rich