On Foot
On Foot nga Labor Pro është pajisja ideale profesionale për heqjen e kalluseve, lëkurës së vdekur.
Falë teknologjisë wireless dhe baterisë me karikim USB, ofron liri të plotë lëvizjeje dhe përdorim të rehatshëm si në sallon, ashtu edhe në shtëpi.
Karakteristika kryesore
-
Pajisje Wirless me karikim USB për përdorim të thjeshtë e të shpejtë kudo.
-
Tre nivele shpejtësie – 1600, 1700 dhe 1800 rpm për rezultate të personalizuara sipas trashësisë së kallusit.
-
Tre disqe abrazivë të ndërrueshëm për zona të ndryshme: kalluse të forta, lëkurë të butë ose të mesme.
-
Dizajn ergonomik dhe i lehtë, për kontroll maksimal gjatë punës pa lodhje.
Këshilla përdorimi & zgjidhje problemesh
-
Mos ushtroni presion të tepruar. Mbajeni pajisjen në lëvizje, me prekje të lehtë dhe kënd rreth 10–15° mbi sipërfaqe.
-
Dritë e kuqe / fikje e menjëhershme? Pajisja ka hyrë në mbrojtje të motorit nga presioni i lartë. Largojeni nga lëkura, prisni 2–3 sekonda dhe shtypni butonin për rindezje.
-
Zgjidhni diskun e duhur. Për zona shumë të forta filloni me disk më “të butë”, rriteni gradualisht sipas nevojës.
-
Pastroni filtrin dhe hyrjen e thithjes. Pluhuri i grumbulluar rrit rezistencën dhe e çon pajisjen në mbrojtje.
-
Karikojeni plotësisht. Bateria e ulët e bën më të lehtë aktivizimin e mbrojtjes nën ngarkesë.
-
Intervale pune. Puna e vazhdueshme për shumë minuta pa pushim mund të nxisë mbrojtjen termike; bëni pauza të shkurtra.
Kujdes
-
Mos e përdorni në lëkurë të irrituar, të prerë ose të infektuar.
-
Mos e shtypni pajisjen në një pikë për më shumë se 2–3 sekonda.
-
Mbani larg lagështisë së tepërt; pas përdorimit, pastroni filtrin dhe sipërfaqet.
Rezultati
- Këmbë të buta, të lëmuara dhe të rigjeneruara pas vetëm një përdorimi.
FRESH
Expert endorsed
FOR AMAZING HAIR
Vitamin rich